Kosova
Aleksandër Vuçiç qan për diktatorin Assad, pas njohjes së Kosovës nga Siria
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas vendimit të Sirisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar “të pritshëm” për shkak të ndikimit të madh të Turqisë në Damask.
Ai gjithashtu e ka krahuar këtë situatë me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke sugjeruar se disa shtete janë duke vepruar “sipas urdhrave” të fuqive rajonale.
“Është e qartë se kur vjen dikush në pushtet që është nën ndikimin e madh të një prej vendeve kryesore në rajon, sikurse është Turqia, kjo edhe pritej”, ka theksuar presidenti serb, teksa dhe ka lartësuar figurën e ish-diktatorit sirian, Bashar al Assad, i cili për dekada i ka thënë “jo” njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Në Siri, ata marrin urdhër dhe veprojnë. Është vështirë të ruhet pavarësia në vendimmarrje sikurse në kohën e Assadit”, ka theksuar Vuçiç.
Ndryshe, në bazë të deklaratave zyrtare pas vendimit, njohja reciproke midis Kosovës dhe Sirisë ka ardhur si rezultat i ndërmjetësimit të Arabisë Saudite – një prej fuqive më me ndikim në Lindjen e Mesme – nën mbështetjen e drejtpërdrejtë të Turqisë..