Kosova
Aleksandër Vulin, i dërguari special i Serbisë për Rusinë apo ministër i çoroditur?
Ministri pa portofol dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë, Aleksander Vulin, për të dytën herë brenda një muaji e gjysmë vizitoi Moskën.
Me marrjen e këtij posti, a e mori ai jozyrtarisht rolin e të dërguarit special për çështjet ruse? Apo rolin e një “ministri të çoroditur” që drejton një politikë të pavarur nga qeveria de facto ‘pro-evropiane’.
Tani me te drejte shtrohet pyetja nëse emërimi i Vulin në këtë detyrë ishte mënyra e Vuçiqit për të krijuar, nëse asgjë tjetër, pamjen e distancimit nga Rusia dhe distancimit nga ndikimi rus, apo vetë formimi i një ministrie të tillë tregon krejtësisht të kundërtën.
Srećko Gjukić , ish-ambasador dhe anëtar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, tha për Danas se ministri të tilla si ajo e Vulin-it nuk ekzistojnë askund në botë dhe se presidenti Vuçic padyshim që kujdeset shumë për atë që Perëndimi mendon për të.
“Ky ka qenë rasti veçanërisht që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe kur fuqitë kryesore perëndimore dhe BE vendosën sanksione ndaj Rusisë, dhe kjo po shikohet dhe vlerësohet veçmas” – shpjegon Gjukiç
Siç vlerësoi ai, një politikë e tillë perëndimore shqetëson Serbinë dhe Vuçiqin, duke marrë parasysh specifikat e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, jo vetëm tradicionalisht dhe historikisht, por edhe në lidhje me çështjen e Kosovës, e cila, siç tha ai, sigurisht është pikëpamja kryesore e Beogradit kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Moskën.
Gjukic gjithashtu theksoi se vitet e fundit Vuçic ka qenë shumë më i kujdesshëm kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë dhe se ka parë një zgjidhje te Aleksander Vulin.
“Ai gjeti hapësirë për nje vend në Qeveri për një njeri që është i orientuar pro-rus. Kurse Vulin gjeti ngushëllim atje, teksa ishte shpallur non grata nga SHBA. Ai e do pozicionin e tij, e do Rusinë dhe e interpreton retorikën pro-ruse sa më ekstremISHT të jetë e mundur me pikëpamjet e tij anti-evropiane” – Theksoi Gjukic.
Në këtë mënyrë, siç shpjegoi ai, Vuçic ka dalë jashtë fokusit për marrëdhëniet me Rusinë, gjë që Moska e kupton sepse është e vetëdijshme për pozicionin e Serbisë në bashkësinë ndërkombëtare.
“Kjo i jep Vuçiqit hapësirën për të dalë nga fokusi i Perëndimit për këtë çështje dhe për të zënë vendin e një politikani pro-evropian që mbron një orientim pro-perëndimor ne politikën e jashtme te Serbise, kurse nga ana tjeter Vulin shfaqet si një ministër djallëzor që shkon vetë, pa pyetur asnje njeri në udhëtimet e tij në Moskë” – deklaroi Gjukiq.
Sipas tij, kjo situatë është e tille pikërisht për shkak të tolerancës nga Perendimi që gëzon Serbia dhe se ministri Vulin është në një pozitë komode nga e cila mund të propagandojë politikën e tij pro-ruse.