Politike
Alfred Lela i heq non grata-n Amerikës: Tani e kemi vend mik, s’jemi më në luftë
Alfred Lela, thotë se me fitoren e Donald Trump në SHBA, PD tani nuk është më në lufte me SHBA dhe Perëndimin.
Kjo, pasi sipas tij, tani në Shtëpinë e Bardhë nuk do të komandojë më Sorosi.
“Mund të thuhet me siguri se Shtëpia e Bardhë e katër vieteve të ardhshme është qartësisht anti-Soros.
Ky konfiguracion i ri politik në Washington thotë shumë teorikisht. Praktikisht, e çliron Berishën dhe PD nga të luftuarit në ‘frontin perëndimor’. ‘Armiqtë’ amerikanë kanë humbur dhe non grata shndërrohet sakaq nga një certifikatë me shtysa ideologjike dhe politike, në një vendim që mund të shfuqizohet me mjete të procedurës, pra një burokraci.
Sepse, duhet thënë, nëse i heq mantelin politik, non grata e Sali Berishës bie bashkë me Blinkenin si Sekretar Shteti dhe forcën e Soros në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo dijeni i lejon Partisë Demokratike që, nga sot e deri në zgjedhjet e ardhshme e në vijim, të dalë nga pozicioni mbrojtës e të luajë në sulm.
Nuk është pak”, shkruan ai.