Connect with us

Aktualitet

Alibeaj apo Berisha në zgjedhje? Celibashi: PD është…

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi foli sot për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit. I pyetur se cilën PD do të regjistrojë në zgjedhje, Celibashi tha se për këtë çështje do të flasë gjykata me 3 Mars. Siç shtoi, ai ka vetëm një PD dhe se regjistrimin do ta shqyrtojnë pasi të kenë dorëzuar dokumentacionin përkatës.

Pyetje: A keni krijuar një bindje se cilën PD do të regjistroni në zgjedhje dhe a besoni se më 3 mars do të marrë zgjidhje ky konflikt i PD?

“Ka vetëm një PD, e cila nëse do të plotësojë kushtet do të regjistrohet. Në dijeninë time nuk ka dy PD. Nuk mund të ketë dy PD me të njëjtin emër. Kur të paraqitet kërkesa për regjistrim, do të vlerësojmë dokumentacionin për regjistrim dhe do të vlerësojmë cilësitë e personave që paraqesin kërkesën. Besoj se në datën 3, gjykata do të vendosë në lidhje me konfliktin se cili është organi udhëheqës i PD-së. Besoj se është angazhim pozitiv i gjykatës për t’u disponuar për këtë çështje para se të fillojë procesi elektoral. Duhet të jetë e qartë se kush është organi drejtues i asaj partie.”, tha Celibashi.

Advertisement