Connect with us

Kronike

Alibeaj heq dorë nga ankimimi për bashkimin e statuteve

Tashmë Gjykata e Tiranës ka vetëm një çështje për të zgjidhur, “luftën” për vulën e PD. Grupi i Enkelejd Alibeajt ka hequr dorë nga ankimimi për bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit në mënyrë që t’i hapet rrugë në Apel gjykimit të vendimit të Agron Zhukrit se cili prej grupeve do të jetë në krye të Partisë më të madhe opozitare në vend. Në një deklaratë për media, Sefa tha se Apeli duhet të japë vendimin para zgjedhjeve të 14 majit.

Sipas tij, çështja për bashkimin e 2 statuteve pengonte gjykimin mbi vendimin që kishte marrë gjyqtari Agron Zhukri për t’i dhënë vulën Sali Berishës prandaj bën këtë hap pas që Apeli të japë vendimin përfundimtar. Po ashtu pretendon se çështja është zvarritur qëllimisht duke u shndërruar artificë juridike. Çështja nga e cila u tërhoq PD e Alibeajt lidhej me ndryshimet statutore në Kuvendin e Korrikut 2021, por që nuk hynë dot në fuqi pasi PD kërkoi që të bashkoheshin me ndryshimet në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Advertisement