Connect with us

Politike

Alibeaj: Kandidatët 50% nga Primaret, 50 nga sondazhet

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se grupi i tij ka artikuluar faktin që të shkohet drejt një kandidati fitues për zgjedhjet lokale.

Sipas Alibeajt zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme.

“Ajo çka them është gjëja më e mirë. Ne kemi pasur një qëndrim të thjeshtë, duke u bazuar që mos të ripërsëritet ajo që ndodhi më 6 mars. Ndaj kemi qenë të artikuluar për një kandidat. Një kandidat fitues që të bëjë bashkë demokratët, mbështetës, strukturat e PD dhe pjesën tjetër që kanë zgjedhur të jenë mbështetës te pjesa tjetër, por për të qenë fitues do duhet të gjejmë kandidat që të jenë shëmbëlltyra e publikut, dhe të atyre që nuk na votuan. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme, për të zgjedhur kandidatin fitues, 50% nga Primaret dhe 50 nga sondazhet. Në këtë rast është mekanizëm që i kënaq të gjithë. ‘Hajde më njih mua’ nuk shkon. Duhet t’i shërbejmë demokratëve tu japim komoditetin të përballen me të keqen më të mëdha, pra këtë regjim, për të tejkaluar çdo tekë që kush është kush. Kushtet e qëndrimet do të qëndrojnë.”, tha Alibeaj.

Advertisement