Connect with us

Politike

Alibeaj nga Vau i Dejës: Berisha-Meta-Rama, aleancë okulte

Nga Vau i Dejës, ku prezantoi kandidaten për kryetare bashkie, Klomentina Drinin, kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Alibeaj tha kjo treshe po bashkëpunon me njëri-tjetrin për interesa personale. Ai bën përgjegjës të tre për largimin e shqiptarëve.

“Rama, Berisha, Meta po sulmojnë shqiptarët. Janë njerëzit e ndershëm, njerëzit e punës që kanë forcën që të rezistojnë dhe ta kalojnë këtë moment të vështirë, është ky trekëndësh që kërkon ta shpopullojë Shqipërinë.
Ky është problem më i madh për Shqipërinë. Këto fosile të politikës janë ulur këmbëkryq për të marrë peng fatet e shqiptarëve, japin dhe marrin në një aleancë okulte”, tha Alibeaj.

Akuza më të forta hodhi në drejtim të Sali Berishës, atë që demokratët e kanë quajtur si lider historik, por për Alibeajn, ai nuk është gjë tjetër veçse një “varkë shpëtimi për Ilir Metën”.

“Berisha nuk bën gjë tjetër veç se varka e shpëtimit të këtij sistemi, i ka çuar demokratët në sqetullën e Metës, një pazarxhiu politik. Kjo është arsyeja pse shqiptarët ikin”, shtoi ai.

Advertisement