Connect with us

Kosova

Alicia Kearns: Vuçiç u tall me procesin, Kosova i përmbushi kërkesat

Diplomatët ndërkombëtarë thonë që nuk ka mjaftueshëm arsye të mira që Kosovës ti hiqen masat, nën arsyetimin se Prishtina zyrtare akoma nuk i ka shkarkuar kryetarët e komunave veriore. Megjithatë, deputetja britanike Alicia Kearns nuk i arsyeton fare diplomatët ndërkombëtarë, pasi që sipas saj realiteti është se Bashkimi Europian po përpiqet ta ndëshkojë kryeministrin e Kosovës sepse ai nuk po bënte dhe as po bën çdo gjë që ata kërkonin dhe kërkojnë “dhe ky është supozimi i vetëm tek i cili mund të dal logjikshem te situata e krijuar”. “Siç unë e kuptoj procesin, Albin Kurti shkoi në diskutimet që u mbajtën në nëntor, ai u pajtua me kërkesat e BE-së, dhe Serbia prapë u tërhoq. Presidenti Vuçic edhe një herë u tall me procesin, refuzoi të nënshkruante çfarëdo marrëveshje që iu kërkua nga BE, ndërsa Kosova prapë i përmbushi kërkesat e procesit por në fund vazhdoi ndëshkimi ndaj saj e jo ndaj dikujt tjetër, ne kete rast Vucicit” –  tha Kearns. Në takimin e 26 tetorit në Bruksel, presidenti i Serbisë,  Aleksandër Vuçic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023. Ndërkaq, Kosova e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023. Sipas Kearns, realiteti është që duhet të shohim një reagim të matur të BE-së që do shpinte te heqja e këtyre masave negative që janë vendosur në mënyrë të njëanshme ndaj Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare i kërkon vazhdimisht Kosovës të organizojë zgjedhje të reja në veri, ku aktualisht prijës të komunave me shumicë serbe janë kryetarët shqiptarë, gjë që hasi shumë kundërshti e protesta nga komuniteti serb. Së fundmi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja pret nga Qeveria e Kosovës që të jetë fleksibile dhe të bëjë gjithçka që mundet “për të garantuar që banorët që dëshirojnë te largojnë kryetarin e komunës së tyre, të mund të veprojnë”.

 

Advertisement