Connect with us

Kosova

Alienët e BE-së, njohja e Kosovës dhe Albin Kurti

Profesori amerikan Alon Ben-Meir ka ndarë mesazhin ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke reflektuar dhe shtjelluar rreth procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtines. Ne gjykimin e tij, Kurti duhet kritikuar pasi me qasjen e tij, “e ka alienuar Bashkimin Europian”.

Sipas Ben Meir, njohja e ndërsjellë nuk arrihet derisa palët nuk e kuptojnë dialogun si “merr e jep”, pas se ciles vjen edhe njohja e ndërsjellë.

Per profesorin amerikan, ne krye te deshtimit te gjithe kesaj qendron Bashkimin Evropian, dhe në rend të dytë, Serbia.

“Dështimi i negociatave të kaluara kryesisht i atribuohet dy aspekteve: së pari, BE-ja, si ndërmjetës, nuk insistoi në nevojën e masave reciproke, veçanërisht nga ana e Serbisë, për të avancuar procesin e negociatave. Së dyti, siç ka thënë vazhdimisht presidenti Aleksander Vuçic, Serbia nuk do ta njohë Kosovën, pavarësisht rrethanave që mund te ndryshojnë” – ka theksuar Alon Ben Meir.

Profesori amerikan e quan punë të kryer se “Vuçiç fare mirë e di që sovraniteti i Kosovës është i pakthyeshëm” teksa dhe shtjelloi manovrimet e tij, ngaqë “Serbia beson se e ka Prishtinën në dorën e epërme sepse Kosovës i duhet më shumë njohja e Serbisë se sa anasjelltas, dhe për shkak të mungesës së emergjences për anëtarësim në BE”.

“Tani që zgjedhjet e BE-së kanë përfunduar dhe së shpejti do të emërohet një ndërmjetës i ri për të rifilluar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, unë besoj se ai ose ajo duhet të fillojë gjithcka nga e para. Së pari, sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe të vendoset një strategji e re negociuese e bazuar në një proces negociues reciprok ndërmjet dy vendeve dhe në ofrimin e stimujve për palën që demonstron gatishmëri të vërtetë për të bashkëpunuar” – potencoi profesori amerikan, I cili gjithashtu asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, e sheh si gjëja me “të cilën duhen ristartuar negociatat.

“Serbia duhet të reagojë duke mos e penguar anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Për më tepër, Serbia duhet të pajtohet të zbatojë nenin 1, i cili u bën thirrje të dyja palëve të ‘zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta” – potencoi profesori amerikan.

Advertisement