Connect with us

Bota

Aliu kthehet në Khaybar, lufta tani fillon/ Khamenei kërcënon Donald Trumpin

Beteja fillon”-Me këto fjalë, Udhëheqësi Suprem iranian Ali Khamenei iu përgjigj kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili i kërkoi Teheranit të pranonte “një dorëzim pa kushte”.

“Aliu kthehet në Khaybar”, shkroi Khamenei, i cituar nga al Jazeera, duke iu referuar kalifit të parë të Islamit shiit dhe pushtimit të qytetit hebre në shekullin e 7-të.

“Me ndihmën e Allahut, Republika Islamike do të triumfojë mbi regjimin sionist me vullnetin e Zotit”, përfundon postimi i shoqëruar nga imazhi i një burri të armatosur me shpatë që kalon portën e një kështjelle ndërsa qielli mbushet me vetëtima.

Advertisement