Connect with us

Politike

Alizoti nga Hamburgu: Komb i vogël por me dhimbje të mëdha

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ishte sot pjesë e një takimi që po zhvillohet me shqiptarë të diasporës që jetojnë në Hamburg.

Alizoti tha se Shqipëria sot është vendi i të paushqyerve dhe të gjithë emigrantët janë detyruar të largohen nga vendi për një jetë më të mirë, duke u detyruar të lënë pas krahëve gjithçka, historinë e tyre.

“Është kënaqësi që ju shikoj të gjithëve në një sallë kaq të madhe, është kënaqësi që jeni kaq shumë. Është edhe një lloj fatkeqësie që nuk mblidhemi në shtëpinë tonë, por mblidhemi rrugëve të botës. Ne vijmë nga një ndër vendet më të bukura të Europës. Vëllezër dhe motra, jeta e shqiptareve ka qenë një jetë e dhimbshme. Jeta e shqiptarit këtij kombi të vogël, por me dhimbje të mëdha. Vazhdon të jetë e dhimbshme. Imagjinoi kur lenë familjet tuaja dhe keni ardhur nëpër rrugët e botës.

Ne jemi ndër të paktët popuj në Europë që kemi lënë shtëpinë tonë, historikun tonë vetëm për tu ushqyer për një jetë më të mirë. Sot në Shqipëri ka njerëz që nuk mund të ushqen, Shqipëria është vendi i të paushqyerve. Jemi në një krizë të madhe ekonomike, politike dhe identiteti dhe ju jeni rrugëve të botës për një jetë më të mirë.” – tha Alizoti.

Advertisement