Politike
Alizoti: Qeveria Rama s’të mban as në punë nëse ti nuk vjedh për ata
Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka folur për iniciativën dhe votimin e njëanshëm të mazhorancës socialiste për të ngritur komisionin antikorrupsion, pas votimit të rezolutës në seancën pararendëse.
Alizoti tha se kjo është qeveria më e korruptuar që nga koha e ilirëve. Deputeti demokrat theksoi se pushteti i socialistëve bazohet në një projekt grabitje të buxhetit të shtetit të shqiptarëve për të financuar pushtetin dhe mediat që ndërtojnë të gjithë këtë pushtet.
Alizoti shton më tej se qeveria Rama nuk të mban në punë nëse ti nuk vjedh për ata.
Alizoti shprehet se ky nuk është më korrupsion por një projekt i madh që grabit pafund dhe sot është kthyer në një problem ekzistencial të kombit shqiptar sepse shqiptarët po ikin me ritme shumë të larta pikërisht prej këtij projekti vjedhës.
“Nuk ka shqiptarë që të mos arrijë në një perceptim në një përfundim që kjo është qeveria më e korruptuar që nga koha e ilirëve në drejtimin që kanë pasur ata.
Këta njerëz nuk janë të korruptuar, këta kanë një projekt që vjedhin. Sepse nqs korrupsioni është një pagues për favore ky është një projekt. Pushteti i tyre bazohet në një projekt grabitje të buxhetit të shtetit të shqiptarëve për të financuar pushtetin dhe mediat që ndërtojnë të gjithë këtë pushtet që është sipërfaqësor dhe jo esencial.
Këta njerëz që kanë krijuar këtë errësirë, me këtë zëvendëskryeministrin në arrati pikërisht për vjedhje, me më shumë se gjysmën e qeverisë pikërisht për këtë projektin vjedhës, për të gjitha këto të këqija të këtij vendi, pra këta që e kanë pjesë të menaxhimit vjedhjen e tyre, bëjnë një projekt kundra vetes së tyre. Kjo nuk ka as llogjikë politike as një llojë llogjike. Kjo çon maskarallëkun madhor e bëjnë global që këta vjedhin dhe vetë e propozojnë dhe vetë e miratojnë.
Këtu bie e gjithë esenca e diskutimit tonë. Duhet të kishte një përgjegjësi politike sepse nuk ka vetëm përgjegjësi penale. Në këto 11 vite s’kemi parë asnjë përgjegjësi politike.
Kur ekipi jotë që ti drejton dhe njerëzit që ti zgjedh të bashkëqeverisin me ty, dalin të tillë, ti duhet të dalësh dhe të marësh përgjegjësinë politike dhe të tërhiqesh si ai i bashkisë si kryeministri.
Këta nuk të mbajnë as në qeveri dhe as në punë nqs ti nuk vjedh për ata. Ky nuk është më korrupsion por një projekt i madh që grabit pafund dhe sot është kthyer në një problem ekzistencial të kombit shqiptarë sepse shqiptarët po ikin me ritme shumë të larta pikërisht prej këtij projekti vjedhës sepse në Shqipëri nuk ka luftë.”- tha Alizoti në TASK FORCE në SYRI TV.