Aktualitet
Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot
Dita e dielë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë më alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh.
Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do të ketë prezencë të mjegullës së dendur.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1 ballë.