Connect with us

Aktualitet

Altin Goxhaj: Sa herë Veliaj shkon në Amerikë, i ndodh një tragjedi PD-së

Ngjarjet e fundit me “non grata” dhe arrest shtepie per Sali Berishen, duke se po ngjallin shumë paranoja ne radhet e PD. Per dreq keto ngjarje te medha po perkojne me vizitat e kryebashkiakut Erion Veliaj ne SHBA. Edhe dje, kur SPAK kerkoi arrestimin e Sali Berishes, Veliaj ndodhet ne SHBA, me konkretisht ne Nju Jork. Dhe Altin Goxhaj e ka lidhur vendimin e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha me vizitën e Veliajt në SHBA. Permes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj akuzon Çim Pekën, drejtorin e televizionit të familjes Berisha, për censurë. Ai insiston se ka tentuar t’i shpjegojë të gjithëve lidhjen midis vizitave të Veliajt në SHBA dhe ngjarjeve tragjike në opozitë, por Çim Peka e mban të fshehtë këtë lidhje sepse ka lidhje miqesie me Veliajn. “Veliaj në SHBA, SPAK kërkon arrest për Berishën. Sa herë Veliaj shkon në Ëashington të nesërmen plas nongrata, masa e sigurisë në SPAK, tani dhe arresti. Kam kaq kohë që ua shpjegoj këtë realitet që ua fshehin. Ndaj jam në censurë totale. sdms nga Syri i Çimit, shokut të Veliajt”, shkruan Goxhaj.

Advertisement