Connect with us

Aktualitet

“Amaneti u krye”/ Motrat humbën jetën në aksidentin tragjik, vëllai i Elvisa dhe Rozina Dhimakut nis mjekimin në Romë

Vëllai i dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimakut që humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Sarandë-Delvinë mësohet se është dërguar për mjekim në Romë. Lajmin e mirë e ka ndarë hoxha Elvis Naçi i cili iu përgjigj thirrjes së prindërve të të miturit për ndihmë.

Isli mësohet se vuan nga një sëmundje e vështirë dhe ai është dërguar në spitalin “Bambino Gesu”. Sipas Naçit shpresat që ai të shërohet janë të mëdha. Siç shihet edhe nga fotoja e publikuar i mituri ndodhet në spital ndërsa kanë nisur analizat dhe mjekimet e nevojshme.

“Amaneti u krye! Isli vellai dy motrave qe humben jeten nga aksidenti, arriti ne spitalin Bambino Gesu ne Rome bashke me nenen. Shpresat jane te medha qe Isli vogel te sherohet.

Ai tani po fillon kurimin e nje semundje te veshtite por ne te gjithe te lutemi per djalin e vogel qe te kthehet i sheruar ne shtepi. O Zot sheroje Islin, jepu mjekeve sukses, ktheje ate te sheruar plotesisht tek nena dhe baba,” shkruan Naçi.

22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20-vjeçarja Rozina Dhimaku mbrëmjen e 24 gushtit u aksidentuan në aksin Sarandë-Delvinë. Aksident i cili u kushtoi jetën. 22-vjeçarja mësohet se ishte shofere ndërsa motra e saj e vogël dhe një shoqe ishin pasagjere.

Aksidentit tragjik i ka mbijetuar vetëm pasagjerja 24-vjeçare, Antonela Zhupa. Shkaktar i aksidentit është 23-vjeçari, Kevi Norra. Pas testit të alkoolit, rezultoi se Norra, i cili punon si specialist në Ministrinë e Brendshme, drejtonte automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.

Duke tentuar një parakalim të gabuar, automjeti i tij është përplasur kokë më kokë më makinën tip “Lancia” në të cilën ishin tre vajzat. 23-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Advertisement