Aktualitet
Ambasada britanike thirrje shqiptarëve: Mund të vdisni
Ambasada britanike në Tiranë ka paralajmëruat qytetarët shqiptarë të cilët duke u përpjekur të largohen nga vendi, i drejtohen rrugëve të rrezikshme si për shembull udhëtimi me gomone.
Në mesazhin e ambasadës thuhet se ndërsa përpiqen të largohen nga Shqipëria, qytetarët mund të humbasin edhe jetën si pasojë e kushteve të motit.
“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit.
Mos rreziko!”, shkruan ambasada.
Paralajmërimi vjen ndërsa në mediat britanike raportohen [pa fund raste të shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në vend.
Sa i përket grupeve që organizojnë trafikun e paligjshëm, thirrjet për “rrugë drejt Anglisë” jepen shpesh edhe në media sociale, kryesisht Tik Tok, ku pa asnjë problem bëhen publike tarifat e transportit dhe lihen kontakte me personat përgjegjës.