Kosova
Ambasada: Sanksionet e SHBA-së kundër Dodik me shokë, meritojnë vetëm përbuzje

“Grupi i fundit i sanksioneve të Ministrisë së Financave të SHBA-së kundër përfaqësuesve të udhëheqjes së Republikës Srpska është shembull i standardeve të dyfishta dhe hipokrizisë dhe ata nuk meritojnë asgjë tjetër veç përbuzje” – Kështu shkruhet në një reagim të Ambasadës së Federatës Ruse në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Sanksionet janë duke u vendosur për shkak të cenimit të pretenduar të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, megjithëse vetë teksti i vendimit të SHBA përmban një shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Paqes, për të mos përmendur frymën e saj”, thuhet në deklaratë.
Ata theksojnë se përdorimi i instrumenteve të sanksioneve tregon braktisjen e të ashtuquajturit bashkësi ndërkombëtare nga roli që i është caktuar nga Marrëveshja e Paqes së Dejtonit për të qenë ndërmjetësues objektiv dhe i paanshëm në dialogun ndërmjet palëve në Bosnje dhe Hercegovinë.

