Connect with us

Kosova

Ambasadori francez: Shiheni me sy ndryshe Asociacionin në Kosovë

Olivier Guerot, ambasadori francez në Kosovë, ka dhënë disa porosi për Qeverinë e Kosovës por edhe për opozitën përsa i përket çështjes së Asociacionit. Ai tha se kjo punë, nga politika kosovare duhet të shihet me sy ndryshe.

“Kosova është një vend demokratik dhe është normale që pozita dhe opozita të jenë në kundërshtim për çështje të ndryshme. Ne siç kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës, kërkojmë edhe nga opozita që ta shohin çështjen e Asociacionit me një sy ndryshe, ta shohin ‘the big picture’ dhe t’i vlerësojnë përpjekjet që komuniteti internacional po bën për Kosovën dhe Serbinë”- ka thënë Guerot.

Ai gjithashtu është shprehur se shpreson që palët të pajtohen për një marrëveshje finale.

“Është e rëndësishme për ne që të ketë vullnet politik dhe ne po mundohemi vazhdimisht t’i nxisim të dyja vendet që ta tregojnë fleksibilitetin e tyre dhe ta pranojnë planin”, tha ambasadori francez

 

Advertisement