Connect with us

Kosova

Ambasadori Hargreaves dënon gjuhën e urrejtjes ndaj presidentes Osmani

Në dritën e kërcënimeve ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur drojë rreth gjuhës së urrejtjes ndaj grave në politikë, duke theksuar se dhuna gjinore nuk ka vend në shoqëri.

“Jam thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e fundit dhe valën në rritje të gjuhës së urrejtjes ndaj grave, veçanërisht atyre në pozita udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë atë online – nuk ka vend në shoqërinë tonë. Në këtë kohë, heshtja nuk është opsion. Ne zgjedhim solidaritetin”, ka shkruar ambasadori Hargreaves.

Ambasadori Hargreaves ka përmendur edhe deklaratën e ministres britanike për Sigurinë dhe Luftën kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, Jess Phillips, duke cituar deklaratën e saj: “Kjo nuk do të ndryshojë nëse kushdo që has ndonjëherë një viktimë ose një autor të krimit ta mendojë si detyrën e tij kryesore të bëjë diçka për këtë”.

Prokuroria Speciale e Kosova ka njoftuar javën e kaluar se ka autorizuar njësitë kompetente të Policisë së Kosovës për të vepruar menjëherë në drejtim të identifikimit dhe zbulimit të autorit/ve të dyshuar për kërcënimet ndaj presidentes Osmani.

Advertisement