Kosova
Ambasadori i SHBA: Kurti të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/03/HOVI-NJE.jpg)
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që pati me Kurtin, tha se ka mirëpritur marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar nga kryeministri që të punojë me ShBA-në për zbatimin e Asociacionit.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenier para gazetarëve.
Ai theksoi se pritjet e ShBA-së mbesin të njëjta, pra zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin.
“Pritjet e ShBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin”, ka shtuar ai./express
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)