Bota
Amerika hipokrite/ Deputetja Kearns: Serbia me akuza të rreme…por Kosova u ndëshkua
Deputetja e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, ka reaguar pas thirrjes së Departamentit Amerikan të Shtetit që Serbia t’i lirojë menjëherë dhe pa kushte tre policët e Kosovës.
Ajo u shpreh se e mirëpret një reagim të tillë të SHBA-së që konfirmon ndalimin e paligjshëm të tre policëve të Kosovës me “akuza të rreme” dhe tha se vendimi i Serbisë është një akt i kundërligjshëm.
“E mirëpres konfirmimin e SHBA-ve për ndalimin e paligjshëm të tre policëve kosovarë për “akuza të rreme”. Ndryshe nga vendimi i Kurtit për kryetarët e komunave, ky është një akt i kundërligjshëm. Por ndëshkim i shpejtë erdhi vetëm për Kosovën. Kjo është një hipokrizi”, ka shkruar Kearns.