Connect with us

Bota

Amerika kthehet në lojë/ Zelensky konfirmon: Armët nisin përsëri për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se SHBA ka rifilluar furnizimet ushtarake për Ukrainën. Zelensky tha se zyrtarët e lartë në Kiev do të punojnë për bashkëpunimin ushtarak javën e ardhshme me të dërguarin special të Uashingtonit, Keith Kellogg.

Ai riafirmoi se Ukraina kishte marrë sinjale të nivelit të lartë nga Uashingtoni dhe aleatët e saj të tjerë perëndimorë se furnizimet me armë, të ndërprera për një kohë javën e kaluar, tani kishin rifilluar.

“Ne aktualisht po punojmë me partnerët për furnizime të reja, rritje të prodhimit të armëve në Ukrainë dhe mbështetje më të mirë për ushtrinë tonë”, tha ai, shkruan The Guardian.

“Javën tjetër, ne do të vazhdojmë të punojmë me palën amerikane në një nivel ushtarak… Ne gjithashtu po përgatisim paketa të reja mbrojtëse europiane”.

Kellogg, i intervistuar nga media ukrainase Novyny LIVE ndërsa merrte pjesë në një konferencë për Ukrainën në Romë, tha: “Do të jemi në Kiev të hënën. Do të jemi atje gjithë javën”.

Advertisement