Kosova
Amerika pezulloi dialogun strategjik/ Osmani takon Rubion, zbulon detaje nga biseda e tyre
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Në postimin e saj në Facebook, Osmani ka shpërndarë një foto nga takimi me Rubion, ku thekson se kishin një bisedë përmbajtësore.
“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, ka shkruar Osmani.
Takimi i Osmanit me Rubion vjen pasi më herët gjatë shtatorit raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje. Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.