Pinknews
Amerikan, turk, afrikan… / 7 vajzat shqiptare që u dashuruan me djem të huaj
“Mos dashuro kurrë një të huaj”, titullohet nja nga librat Best Seller në botë, mjaft i njohur edhe në Shqiperi rreth 20 vjet te shkuara. E megjithatë shumë nga vajzat shqiptare të showbiz, jo vetëm janë dashuruar, por tashmë kanë lidhje të qëndrueshme apo martesa mjaft të suksesshme me partnerë të huaj. “Revista Who” ju sjell sot 7 vajzat që janë dashuruar me shtetas të huaj, që nga ata turk, francez e deri tek amerikan e afrikan.


Almeda Abazi, bukuroshja shqiptare gjithashtu është dashuruar me turk. Almeda është e martuar me aktorin Tolgahan Sayisman dhe çifti janë prindër të një djali. Almeda ka treguar se ajo dhe Tolga janë njohur në ambiente të njëjta rastësisht dhe kështu kanë nisur të flasin me njëri-tjetrin. “Unë i jap shumë rëndësi karakterit të meshkujve. Këtë e pashë te Tolga me kalimin e kohës e vërtetova se ai ishte i duhuri për mua”-është shprehur Almeda.
Modelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini është e dashuruar me biznesmenin rumun, Dragos Savulesvu. Në një intervistë për “Revista Who”, Angela ka treguar se ata kanë rënë në dashuri me shikim të parë! “Në fakt ishte një dashuri me shikim të parë. Ne kishim shumë miq të përbashkët dhe unë isha duke darkuar me mikeshat e mia kur ai mori në telefon dhe tha: “Ejani në shtëpi, kemi party”. Unë isha pa make-up dhe nuk kisha dëshirë të shkoja. Mikeshat më pas më mbushën mendjen dhe pranova. Ne shkuam atje dhe unë hyra në kuzhinën e shtëpisë së tij, që tashmë është shtëpia jonë. Ne thjesht i hodhëm një shikim njëri-tjetrit dhe u përshendetëm. Ne ndjemë një energji mes njëri-tjetrit. Unë isha duke folur me persona të tjerë dhe ai afrohej shumë tek unë, por nuk më fliste. Më pas filluam të flsinim dhe në fillim folëm për shpirtëroren, për tema të thella si: pse jemi në këtë botë, ku do të shkojmë dhe unë mbeta e habitur nga ato që ai thonte. Mendoja se po tallej, thjesht po shtirej. Një javë më pas patëm takimin tonë të parë. Ai më shkruajti mesazh për një darkë dhe folëm shumë për shpirtëroren, për jetën dhe ai donte të më puthte. Më pas vazhduan takimet e tjera dhe një muaj më pas erdhi dhe puthja e parë.”-ka treguar Angela.
Emina Çunmulaj, filantropistja dhe modelja e famshme me origjinë shqiptare e me famë në SHBA, është e dashuruar me biznesmenin iraniano-amerikan, Sam Nazarian. Çifti janë prindër të dy vajzave dhe prej vitesh jetojnë në SHBA. Emina ka treguar se ata janë njohur në ishujt Karaibe. “Ne jemi njohur në Ishujt Karaibe. Unë isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Burri im në atë kohë ishte me një grup shokësh. Në restorant ishte një vajzë që ishte në tavolinë me të, ajo ishte stiliste dhe punonte në një shtëpi mode. Unë e njihja nga revistat. Kur tavolina e burrit u ngrit, ai së bashku me atë stilisten erdhën tek tavolina jonë dhe takoi mikun tim sepse e njihte dhe në fund më takoi edhe mua. U prezantua dhe më pyeti: A je greke? Dhe unë që jam shumë patriote i them: Jo, pse? Ai ma kthen: Sepse të vjen era djathë. Kështu jemi njohur.”-ka treguar Emina.
Afërdita Dreshaj është e dashuruar me hokeistin çek, Jakub Kindl. Dyshja u martuan dy vite më parë me një dasmë përrallore me shumë të ftuar VIP. Afërdita është në pritje të ëmbël dhe së shpejti çifti do bëhen prindër për herë të parë. Në një intervistë për “Revista Who”. Afërdita ka treguar se ata janë njohur në një restorant. “Jemi njohur në një restorant sushi… Unë isha vetëm për tre ditë në Michigan dhe kisha dalë atë mbrëmje për një darkë, sepse ime motër Jehona, kishte ditëlindjen. Përballë nesh ishte një tavolinë me dy djem, të cilët na qerasën, ne i falenderuam, u përshëndetëm me ta dhe vazhduam.Pas asaj mbrëmjeje Kubi kishte bërë gjithçka për të gjetur numrin tim të telefonit. I ishte lutur pronarit të restorantit, që ne e kishim mik, por ai nuk ia kishte dhënë. I kishte treguar vetëm emrin tim dhe Jakub, kishte nisur kërkimet dhe mesazhet në rrjetet sociale. Më kishte shkruar në ‘Facebook’, por ajo adresë nuk ishte e vërtetë. Pastaj kish nisur të më ndiqte në ‘Tëitter’ dhe të më bënte ‘retëeet’, sepse nuk më dërgonte dot mesazh aty, pa e ndjekur dhe unë. Disa ditë më vonë unë isha në aeroport për të shkuar nga Chicago në Miami për punë dhe vetëm aty shikoj një adresë të verifikuar që më bënte ‘retweet’ për të më fituar vëmendjen. Në atë moment fillova dhe unë ta ndiqja në ‘Twitter’ e Jakub më dërgoi mesazh dhe aty filloi çdo gjë.”-ka treguar Afërdita.
Genta Ismajli është në një lidhje me biznesmenin turk, Hysein Usta. Çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, janë shfaqur së bashku në ekran dhe po mendojnë të krijojnë një familje së bashku në të ardhmen. Në një intervistë për “Revista Who”, Genta ka rrëfyer se historia e tyre ka nisur në një darkë me miq të përbashkët në Kosovë. “Ishim për një darkë me miq të përbashkët në një restorant në Kosovë. Aty u pamë dhe komunikuam për herë të parë. Duhet të jemi parë me njëri-tjetrin për 10-15 minuta, më pas ai nisi të bëj një trëndafil me letër, me pecetë. U çua në këmbë dhe ma dhuroi në mes të një tavoline mbushur plot me miq të njohur dhe të panjohur dhe unë e pranova. Po atë natë Usta kishte ditëlindjen dhe në momentin kur erdhi torta më kërkoi të ulesha pranë tij, ‘dua të të jap një copë tortë’ ma bëri me shenja. Aty nisëm të bisedonim, më dha numrin e telefonit dhe filluam të komunikonim me mesazhe”-ka treguar Genta.

