Kosova
Amerikanët nuk ikin nga KOSOVA/ Trump do që t’iu japë më shumë përgjegjësi evropianëve

Charles Kupchan, profesori amerikan dhe ish-këshilltari i presidentit Barack Obama tha se nuk pret që qasja e re politike e Administratës se Donald Trump do të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, fatmirësisht në rajon s’ka luftë dhe Trump është i preokupuar t’i japë asaj qe po ndodh në Ukrainë.
Lidhur me paralajmërimet për reduktim të trupave amerikane në Evropë dhe mundësinë e reduktimit të trupave edhe në Kosovë, Kupchan u shpreh se nuk parasheh ndonjë tërheqje të SHBA-së nga Evropa apo Kosova, por se pret që SHBA t’i lë në dorë më shumë përgjegjësi aleatëve evropianë.
Persa i përket dialogut mes të Kosovës dhe Serbisë dhe mundësisë që Trump të bëjë presion drejt dy vendeve për gjetjen e një zgjidhjeje që përfshinë modifikime territoriale, Kupchan theksoi se nuk mendon që do të ketë një iniciativë të tillë nga Uashingtoni, megjithatë shtoi se nëse dëshirojnë vetë Kosova e Serbia, SHBA s’do t’i pengojë.
I pyetur se çfarë per cfare e këshillon lidershipin kosovar teksa në horizont shihet kjo qasje e re amerikane, Kucphan porositi që dialogu me Serbinë të kthehet në rrugën e duhur dhe që të mos identifikohet Kosova si palë penguese, meqë kjo do të dëmtonte edhe më tej raportet me Amerikën.
“Nëse Trump dhe këshilltarët e tij, përfshirë Rick Grenell, e shohin Prishtinën si pengesë për përparimin, marrëdhëniet me Uashingtonin ka të ngjarë të vuajnë” – ka potencuar profesori amerikan, Charles Kupchan.

