Aktualitet
Amnistia për të burgosurit, ministri Manja: Do ulë mbipopullimin në burgje
Të gjithë të burgosurit që mbahen të izoluar për vepra jo të rënda penale dhe janë në afat e fundit të ditëve në burg do të përfitojnë nga amnistia. Sipas ministrit të drejtësisë Ulsi Manja drafti është në fazë përfundimtare dhe së shpejti pritet të zbatohet.
Ende nuk është përcaktuar një datë se kur pritet të hyjë drafti në fuqi amnistia.
Mësohet se në projekt draft janë listuar rreth 550 të burgosur që do të lirohen nga qelia, por kjo nuk është një shifër përfundimtare.
Ndërsa përjashtohen nga amnistia jo vetëm ata që janë dënuar për krime të rënda, por edhe ata që janë arrestuar ose dënuar për lojërat e fatit, ndërtime të paligjshme, si dhe ata që janë përfshirë në korrupsion në zgjedhje.
Gjithashtu nuk do të përfitojnë ata që kanë ushtruar dhunë në familje, apo që kanë kryer krime seksuale e përndekje, shpërdorim detyre apo shkelje të barazisë në tendera.