Connect with us

Pinknews

Amos trondit me deklaratën për Luizin: Inshallah digjet i tëri

Mbrëmjen e djeshme dasma mes Luizit dhe Kiarës bëri ‘xhiron’ e rrjetit, teksa mes tyre u shkëmbye edhe puthja e shumëpritur.

Teksa të gjithë të tjerët po festonin gjatë ceremonisë, dy prej banorëve vendosën të qëndronin jashtë dasmës, të cilët ishin Amos dhe Dea. Por ajo që ishte një skandal i vërtetë ishte një deklaratë e bërë nga aktori në fjalë, Amos.

“Dhëndri”, Luizi, po digjte shaminë e beqarit, e ndërsa nga ana tjetër Amos u shpreh që të digjej dhe vetë ai e madje duke e thelluar më tej me pjesën që uji i pishinës të ishte i mbushur me benzinë.

“Inshallah digjet i tëri dhe inshallah uji i asaj pishine është i mbushur me benzinë”, tha Amos.

Advertisement