Connect with us

Kosova

Analistët skeptikë për takimin Kurti-Vuçiç: As këtë radhë, s`do dalë gjë

Analistët politikë e shohin me skepticizëm takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që do të mbahet në 14 shtator në Bruksel.

Edhe pse në vetvete e konsiderojnë të mirëpritur një përballje të tillë për dialogun, bindja e tyre është se vonesat në shtensionimin e plotë të situatës në veri dhe në mbajtjen e zgjedhjeve të reja atje, do të zvarrisin edhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit e të Ohrit.

Arton Demhasaj sidoqoftë ushqen një dozë optimizmi e thotë se nëse do të ushtrohet një presion më i madh nga aleatët ndërkombëtarë, do të ketë mundësi që para zgjedhjeve në SHBA dhe BE që do të mbahen vitin e ardhshëm, të arrihet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiç janë takuar në 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës që u bojkotuan masivisht prej serbëve lokalë e që të prej atëherë, tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan ndjeshëm.

Advertisement