Connect with us

Kosova

Analisti ekselent, mik i Kosovës, ‘paketon’ Perëndimin për dialogun me Serbinë

“Çfarëdo tensioni në Ballkan do t’i shkonte për shtat Rusisë dhe Vladimir Putinit për të hequr vëmendjen nga ajo që po ndodh në Ukrainë” –  Kështu ka thënë Dr.Leon Hartwell, anëtar i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropian me seli në Uashington.

Hartwell është shfaqur mjaftë kritik për politikën që SHBA dhe BE kanë ndjekur viteve të fundit në raport me Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se po favorizohet presidenti serb Vuçiç, pavarësisht kërcënimit që paraqet.

Ai gjithashtu ka kritikuar NATO-n që s’ua kë vënë veshin paralajmërimeve për gatishmërinë e Vuçic për të përshkallëzuar konfliktet në rajon.

Persa i përket zhvillimeve të vitit të kaluar, Hartwell ka thënë se ndërprerja e stërvitjeve ushtarake me Kosovën dhe rezistenca për t’i vendosur sanksione Serbisë pas Banjskës paraqet një shpërputhje të çuditshme për politikën e SHBA-së dhe BE-së.

Ai gjithashtu ka folur për procesin e negociatave mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për një zgjidhje të qëndrueshme e afatgjate, duke dhënë pesë pikat e tij, se si do të duhej të riformatizohej përmbajtja dhe qasja në negociata nga SHBA dhe BE.

Anëtari i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropian, ka folur edhe për atë nëse ka rrezik për konflikt të ri në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe pozitën e vështirë, që sipas tij gjendet Kurti, si rezultat i asimetrisë së qasjes në negociata nga SHBA dhe BE.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe paraqet një mori shqetësimesh, kryesisht për shkak të potencialit për të përkeqësuar jostabilitetin në Kosovë. E konceptuar fillimisht për të çmontuar strukturat paralele të qeverisë serbe dhe për të forcuar shtetin e Kosovës, Serbia, me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, po promovon një Asociacion që devijon nga qëllimi i tij origjinal. Avokimi i Serbisë për një Asociacion të pajisur me kompetenca të forta ekzekutive përbën një kërcënim të madh për sovranitetin e Kosovës, duke ofruar mundësi për një shtet autoritar serb, të mbështetur nga Kremlini, për të nxitur destabilitet brenda Kosovës” – deklaroi Hartwell duke shtuar se “Asociacioni, siç është parashikuar aktualisht, ngre shqetësime serioze për ndikimin e saj në dinamikën rajonale dhe implikimet më të gjera për trajektoren gjeopolitike të Kosovës”.

Advertisement