Kosova
Analisti gjeopolitik: Retorika e Vuçiç antiperëndimore, partneri më i besueshëm i Rusisë

Analisti i politikës së jashtme, Denis Avdagiç, në një intervistë për N1, ka komentuar protestat në Serbi, të cilat pasuan zgjedhjet në të cilat presidenti Aleksandër Vuçic shpalli fitoren bindëse të Partisë së tij Progresive Serbe.
“Gjithçka në Serbi në fakt pritej – nga rezultatet e deri te reagimi i opozitës, tek pjesëmarrja e studentëve në revolta. Historia e pjesëmarrjes së studentëve në protestat në Serbi filloi me Milloshevicin dhe nuk duhet të harrojmë se Sllobodan ra nga pushteti pikërisht për shkak të studentëve. Duhet të kemi parasysh se brezi që solli Sllobodan Millosheviçin dhe këta sot nuk janë njësoj”, tha Avdagiç.
Ai u shpreh se Serbia në një farë mënyre është rrëmbyer dhe opozita është shumë e ndarë.
“Serbia është në tension të vazhdueshëm dhe opozita për të pasur një shans duhet të ketë një lider. Mendoj se duhet dikush që do të dalë nga opsioni civil dhe do t’i përgjigjet Aleksandër Vuçicit. Ka shumë që dyshojnë se Vuçiç ka gishta dhe në aktivitetet opozitare duke I frenuar ato dhe duke treguar se Serbia në një farë mënyre, eshte në dorën e tij si despot” – potencoi analisti politik
Avdagiç theksoi gjithashtu se retorika e Vuçicit është antiperëndimore dhe kjo duhet pranuar. Sipas tij, koha ka treguar se Vuçiç është një partner shumë i besueshëm për Rusinë.
“Ai po përpiqet të luajë Titon dhe Jugosllavinë e vogël, por shumë pa sukses. Është e gjitha një dramë e madhe dhe një teatër i madh. Nëse opozita nuk është në gjendje të gjejë një lider në këtë situatë, atëherë nuk është e gatshme të marrë pushtetin “ – potencoi Avdagiç

