Connect with us

Shkrime

Analisti: I kapur gafil si mashtrues, Vuçiç do të detyrohet të nënshkruajë marrëveshjen finale

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, tha se pas sulmit makabër të Banjskës, nga grupi i terroristëve, do të ketë një qasje të re nga Brukseli, por jo duke i hedhur poshtë ato që janë arritur deri tani. “A ka vdekur dialogu i Brukselit pas Banjskës? A duhet rifilluar nga para me një qasje të re?”, pyeti analisti nga Kosova dhe deklaroi: “Jam i bindur se qasje të re do të ketë por jo duke hedhur poshtë atë që është arritur në Bruksel me “dialogun e dështuar”. Janë 40 marrëveshje  teknike dhe politike që mundësojnë normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve, dhe është marrëveshja politike e Ohrit në bazë të Planit Franko-Gjerman, që është kapital i madh për ta hedhur poshtë si dështim”. Maliqi theksoi se Vuçici nuk po ndëshkohet sepse diplomacia perëndimore po punon në mjekimin e “dorës së tij të sëmurë” që ia pamundësonte firmosjen formale të Marrëveshjes së Ohrit, sidomos të agjendës implementuese. Sipas tij, se nëse Vuçic nuk nënshkruan, duhet të mësojë nga fati i kriminelit të luftës, Sllobodan Milloshevic. “Tani s’ka më arsyetime, i kapur gafil si mashtrues, Vuçic do të detyrohet të nënshkruajë marrëveshjen finale dhe çfare do të ndodhë me të, mund ta mësojë nga fati i idolit të tij Miloshevic, të cilin po ashtu e “përkëdhelnin” deri sa nënshkruante marrëveshjet, por u ndëshkua për mosfirmosjen e Kosovës, e pastaj edhe Serbia e dorëzoi me qejf në Hagë”. Analisti Shkelzen Maliqi u shpreh gjithashtu se Vuçic në dukje mund të shihet edhe duke u amnistuar pas sulmit terrorist. “A po amnistohen dhe “përkëdhelen” sërish Vuçici dhe Serbia pas skenarit makabër të dështuar në Banjskës? Në dukje po, Vuçic mbetet bashkëbisedues i vetëm që përfaqëson Serbinë në tryezat e rëndësishme politike ku diskutohet kriza në rajon dhe si duhet të procedohet tutje”. Analisti nga Kosova komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit Kurti në marrëveshjen e Ohrit. “Persa i përket qëndrimit të Kosovës për vdekjen e dialogut, duhet të kujtohemi se Albin Kurti e ka lene te bardhe premtimin e firmosjes së marrëveshjes, që është edhe një element i kapitalit të diplomacisë për finalizimin e procesit të Brukselit. Vetëm se është një mesazh paralajmërues nëpër muret e ndërtesave në Prishtinë, i lënë nga ish paraardhësit e Kurtit, që ndërkombëtarët ndoshta nuk e kanë përkthyer, por qe thotë: Do tju mashtrojë. Shpresoj se mesazhi vlen vetëm për ata kosovarë, jo të pakët, që ende besojnë në të” – deklaroi Shkelzen Maliqi

Advertisement