Connect with us

Kosova

Analisti i njohur: Serbia e thotë hapur se nuk i intereson asgjë nga Ohri

Gazetari Melazim Koci, ka thënë që Serbia po e thotë hapur që nuk i intereson asgjë me të cilën është pajtuar në Marreveshjen e Ohrit

“Nuk ka shtyllë të marrëveshjes që nuk është goditur, dhe nuk është vetëm propagandë ajo çfarë kanë deklaruar Vucic, Dacic e Brnabic. Nuk është  deklaratë publike para gazetarëve, është dokument zyrtar me qëndrime të Serbisë ku, siç e kemi parë, mohohet pavarësia e Kosovës, nuk njihet integriteti territorial i Kosovës, nuk njihet Marrëveshja e Ohrit, thuhet se nuk do të bëjnë njohjen as de facto as de jure” – ka thënë Koci, duke shtuar se “tani kemi ardhur në situatën që Serbia botërisht dërgon letra e mesazhe drejt Perëndimit, dhe thotë hapur që nuk i intereson asgjë nga Marrëveshja e Ohrit.

“Praktikisht atyre u intereson vetëm Asociacioni” – potencoi Koci

 

Advertisement