Kosova
Analisti nga Mali i zi paralajmëron për rreziqet nga Vuçiçi: Sulmi në Kosovë, nuk është skenar që nuk do të përsëritet
“Mali i Zi do shkojë në drejtimin e gabuar nëse emërohet një qeveri pro-serbe dhe pro-ruse, dhe Aleksandër Vuçiç po bën atë që nuk e bëri gjatë qeverisë së Millosheviçit dhe është gati të shkaktojë konflikt” – Kështu është shprehur Zlatko Vujovic, analist politik nga Mali i Zi dhe sipas tij, Podgorica po shkon në konfrontim të drejtpërdrejtë me Perëndimin.
Duke folur për situatën në rajon, ai tha se gjërat janë mjaft të parashikueshme për Ballkanin Perëndimor.
“Kemi liderin e Serbisë, Vuçiçin, i cili terka nga njëra anë po armatoset në mënyrë dramatike, nga ana tjetër, çdo lëvizje e tij negative po përballet me mirëkuptimin e partnerëve perëndimorë. Ai ka një agjendë të qartë për të realizuar atë që dështoi kur në pushtet kur ishte Ministër i Informacionit ndërsa Millosheviç ishte president. Kemi një vend ambicioz, Serbinë, e cila dëshiron të ndikojë në proceset politike në vendet e tjera, duke destabilizuar, si në Kosovë, përmes futjes së njësive paraushtarake. Në Malin e Zi, ndonjëherë me shantazh, ndonjëherë me korrupsion, pushteti dhe partite politike janë pothuajse nën kontrollin e nacionalistëve serb dhe kishës ortodokse serbe, dhe për shkak të tolerancës së lartë të Perëndimit, Vuçiç është i gatshëm të provokojë edhe në Malin e Zi një konflikt” – komentoi Zlatko Vujovic
Ai gjithashtu ka paralajmëruar se sulmi i Banjskës është një skenar që do të përsëritet dhe gjithashtu se qytetarët e Malit të Zi do të paguajnë një çmim të lartë për të gjitha të këqijat që janë bërë në vitet e fundit.