Connect with us

Kosova

Analisti serb: Vuçiç shpejt do pranojë planin franko-gjerman

Analistë në Serbi mendojnë se Perëndimi nuk eshte treguar shumë i ashpër në kritika ndaj presidentit serb Aleksander Vuçic për manipulimet e shumta të procesit zgjedhor të 17 dhjetorit në Serbi dhe se partnerët perëndimorë po luajnë në mënyrë pragmatike, duke pasur parasysh se Vuçic është ende i vetmi lojtar që mund ta përfundojë çështjen me Kosovën.

“Mund të thuhet se Perëndimi është ende shumë tolerant ndaj presidentit të Serbisë, se pret që ai t’i përmbushë premtimet e tij në lidhje me planin evropian rreth Kosovës pas formimit të qeverisë dhe se nuk duan ta ngucin deri atëherë” – tha komentues i politikës së jashtme Boshko Jakshiç në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Sipas tij, Analena Berbock i ka qëndruar besnike politikës gjermane pasi erdhi në krye të Ministrisë së Jashtme, ka vazhduar me atë politikë, dhe është logjike, siç tha Jakshic, se do të acarohen edhe më shumë marrëdhëniet në linjën Berlin-Beograd.

Gazetari i Deutsche Welle, Dragoslav Dedovic nuk është i befasuar që nuk ka pasur shumë kritika nga Perëndimi për gjithçka që u pa gjatë zgjedhjeve në Serbi të 17 dhjetorit.

“Në vendet e ashtuquajtura spin-demokraci, kthesat ndodhin me vullnetin e një njeriu dhe fushatat e medias së tij. Kjo nuk ndodh brenda natës në vendet me institucione serioze, apo konfederata si BE. Por kjo do të ndodhë nëse vërtetohet vjedhja dhe menaxhimi zgjedhor nga partia në pushtet në Serbi. Unë mendoj se do të ketë pasoja per Serbinë kur Bashkimit Europian ti vije koha e volitshme” – theksoi Dedovic.

Ai beson gjithashtu se në Gjermani edhe pas kohës së Angela Merkelit vazhdon politika se vetëm autokrati Vucic mund ta përfundojë çështjen me Kosovën, por edhe në Berlin dhe në përgjithësi në Perëndim nuk e llogarisin më Vuçicin si partner serioz dhe se ata shtrojnë një pyetje serioze – sidomos pas ngjarjeve në Banjskë: A e kontrollon ende seriozisht situatën në vend presidenti i Serbisë?

Advertisement