Connect with us

Kosova

Analisti zbardh detaje nga plani i Serbisë: Ja çfarë fshihet pas deklaratës së fundit të Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu referuar ngjarjeve të javës së kaluar, tha se Serbia ka vazhduar luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën. Ai deklaroi se kjo luftë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse.

Në lidhje me këtë ka folur edhe analisti politik Nexhat Haziri. Ai u shpreh se kjo deklaratë do të thotë që nuk do të ketë dorëzim nga Serbia, edhe pse realiteti është ndryshe.

“Është reale të pritet që Serbia të angazhohet edhe më tutje për ta penguar Kosovën për të funksionalizuar si shtet” – deklaroi Haziri, teksa edhe theksoi se diplomacia e Kosovës duhet të tregohet më fortë në arenën ndërkombëtare.

“Diplomacia e Kosovës cdo ditë e më shumë po tregohet e dobët dhe injorante karshi nevojave që ka vendi për të pasur një diplomaci aktive, afirmative dhe me njerëz të përgatitur, e jo me me militant partiak” – u shpreh analisti politik

 

Advertisement