Connect with us

Sport

Ancelotti beson te portieri i dytë i “galaktikëve”: Lunin do të vendoset në portë

Pas dëmtimit të tmerrshëm të “gardianit”, Thibaut Courtois, i cili gjatë seancës stërvitore, të së enjtejes që sapo lamë pas, këputi ligamentin e gjurit të majtë, “galaktikët” e Real Madrid tashmë kanë hyrë në merkato për gjetjen e zëvendësuesit ideal të “shtatlartit” belg.Mirëpo, duket se gjetja e një potieri nuk është me shumë ngut, pasi në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të përballjes hapëse të sezonit të ri të La Liga, ndaj Athletic Bilbao, tekniku Carlo Ancelotti është shprehur se beson plotësisht te portieri i dytë i Real Madrid, Andriy Lunin.“Besimi te Lunin është total dhe në ditët në vijim do të shohim nëse do të marrim një portier në skuadër”,- u shpreh tekniku italian, në një kohë ku në mediat spanjolle aludojnë për një kalim të marokenit Bounou te Sevillas.

Advertisement