Connect with us

Kosova

AND-ja e krimit/ Vuçiç i aftë të bëjë marrëveshje edhe me djallin, më i egër se Millosheviçi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po balancon me këmbëngulje ruajtjen e lidhjeve me Rusinë, Kinën dhe Perëndimin, teksa në të njëjtën kohë po konsolidon pushtetin në skenën e brendshme politike. Megjithatë, kjo lojë me shumë letra mund ti dale atij prej hundesh nese luan tepër.

Ivan Krastev, i cili kryeson Qendrën për Strategjitë Liberale në Sofje dhe është bashkëpunëtor i përhershëm në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, tha për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja me Francën nuk është thjesht komerciale, por “nuk është as e thjeshtë të jesh në anën e njërës palë, një herë e përgjithmonë”.

Vuçiq nuk ka origjinën e një demokrati perëndimor. Në fund të viteve 1990, ai ishte Ministër i Informacionit në Qeverinë e Serbisë gjatë viteve të fundit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Gjithashtu ai ishte zyrtar i lartë i Partisë ultra-nacionaliste Radikale Serbe, nga e cila u distancua në vitin 2008.

Ndërsa Millosheviqi u perceptua ndërkombëtarisht si një “paria” dhe “kasap ballkanik” për shkak të rolit të tij në luftërat jugosllave të viteve 1990, Vuçiç është kryesisht bashkëpunues në skenën botërore dhe BE-ja dhe SHBA-ja e trajtojnë atë si një aktor të domosdoshëm dhe kyç për stabilitet në Ballkan. “Rruga e Tretë” në nivel ndërkombëtar ka qenë gjithmonë pjesë e ADN-së së Jugosllavisë dhe Serbisë.

Serbia, megjithatë, nuk është aq e fortë sa Jugosllavia dikur – dhe kjo do të thotë se politika e Vuçiqit kërkon fleksibilitet më të madh dhe përshtatje të vazhdueshme.

Vuçiq është i aftë të bëjë marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë të Serbisë, duke u siguruar që t’u japë diçka të gjitha palëve të interesuara, por, më e rëndësishmja, të mos i japë gjithçka askujt.

Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, ndonëse komplekse dhe e rënduar nga historia, ndjekin politikën e ngjashme të Vuçiqit, Te dy kombet sllave janë historikisht dhe shpirtërisht afër dhe Serbia mbështetet diplomatikisht te Rusia, për shembull, në bllokimin e pranimit të Kosovës në OKB. Megjithatë, Vuçiq përpiqet të mbajë distancën nga Rusia në situata të caktuara.

Advertisement