Connect with us

Kosova

Andi Bushati: Çarku ku ka rënë Albin Kurti

Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pak gjëra në dorë për të ndryshuar situatën në veri, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet.

Bushati deklaroi se Serbia ndodhet në pozitë të favorshme prej konfliktit Rusi-Ukrainë, pasi sipas tij, Perëndimi nuk do që ta humbë Beogradin drejt Moskës. Bushati nënvizoi se qeveria e Kurtit ka rënë në një lloj çarku, që bëhet më i madh kur edhe nga Tirana i qëndrojnë me thikë pas shpine.

“Mendoj se ka pak në dorë dhe ka shumë njerëz që mendojnë që me rendin e ri, konfliktin Rusi-Ukrainë, Serbia është në pozicion më të keq, pra se shihet nga Perëndimi si aleat i Rusisë. Unë mendoj se Serbia është në një ditë më të mirë se dje, sepse Perëndimi ka merakun apo ankthin për mos ta humbur Serbinë, për mos ta çuar në prehrin e Putinit.

Prandaj kur them, qeveria Kurti është në një lloj çarku dhe e ka shumë të vogël marzhin e manovrës. Ky çark bëhet akoma më i madh kur edhe nga Tirana i qëndrojnë me thikë pas shpine”, theksoi Bushati.

Advertisement