Connect with us

Politike

Andi Bushati: Ilir Meta, i burgosuri më i persekutuar në Shqipëri, po seleksionohen dëshmitarët ndaj tij

Analisti Andi Bushati, e konsideron burgosjen dhe trajtimin e e Ilir Metës, si persekutim politik.

Bushati tha se në procesin ndaj Metës ka seleksionim të dëshmitarëve, duke u shmangur persona nga mazhoranca, çka dëshmon natyrën politike të akuzave ndaj ish Presidentit.

“Ilir Meta është sot i burgosuri më i persekutuar në Shqipëri. Nuk është shenjt, por me këta banditët e sotëm, ai është amator. Por kjo nuk ka rëndësi. Me Ilir Metën si të burgosur, po trajtohet më keq se vrasësit serialë. Kjo i jep konotacion politik burgosjes së tij. A kemi përkim vijash mes Metës që trajtohet si i burgosur politik me hetimin ndaj tij?

Metës i thonë, ti si kryetar Kuvendi ke kaluar ligjin për minierat, ligj që i interesonte Samir Manes dhe do të merrje një vilë prej tij. Meta thotë, dëgjo, dakord, por unë 20 deputetë kisha, 65 deputetë i kishte Edi Rama. Ata që e propozuan projektligjin, ishin të grupit të Ramës.

Natyrisht ne nuk jemi të prirur të besojmë Metën, por një prokurori dhe gjykatë çfarë bën? Minimumi në SPAK duhet të shkonte Rama, ta pyesnin. Meta mbahet si i burgosur politik dhe në seleksionimin e dëshmitarëve ndaj tij, përdoren kritere politike”, tha ndër të tjera Bushati.

"I burgosur politik!"/ Andi Bushati: Ilir Meta, i burgosuri më i

Advertisement