Politike
Andi Bushati: Në SPAK ka edhe prokurorë që nuk i dirigjon Rama, por nuk kanë tope ta hetojnë
Andi Bushati ka folur për hetimet e SPAK ndaj disa politikanëve dhe zyrtarëve, përfshirë edhe hetimet për Ilir Metën. Bushati tha se SPAK ndahet në dy grupe prokurorësh, ata që nuk kontrollohet nga Rama, por nuk kanë këllqe ta hetojnë atë dhe grupi tjetër që sipas analistit, dirigjohet direkt nga Rama. “Është krijuar kjo tymnajë që SPAK do ta bëjë si Di Pietro në Itali, do të përzihet e gjithe klasa politike, etj. Tërmete të tilla edhe mund të ndodhin. Kur themi se ne këtu kemi prodhuar një kastë 30 vjeçare të korruptuar, pse një drejtësi e ndershem të mos shërbente si fshesë e madhe për ta fshirë? Nga kjo shumë njerëzve u ka lindur iluzioni që SPAK mund ta bëjë. SPAK nuk e bën dot këtë. Ajo gruaja që ka ikur, Yuri Kim, që i quante heronjtë e fëmijëve tanë prokurorët e SPAK, na tha se në SPAK nuk duhet të zgjidhen këta dy të tjerët, por tjetri, sepse brenda mazhorancës po lobojnë të mos jenë njerëz të përshtatëshm. Pra edhe Yuri Kim i ndau në një pjesë jo të kapur dhe një pjesë të kapur. Nuk janë të gjithë të kapur por aty ka dy kategori. Më të mirët janë ata që nuk dirigjohen nga Rama por nuk kanë “tope” t’i kundërvihen Ramës. Ka edhe një kategori më të keqe, që thjesht i shërbejnë, si çështja Beleri, detajet e çështjes së Saliut, etj. A mundet një organizëm i tillë ku gjysmën e ka kapur pushteti dhe gjysma tjetër është e tredhur, të sjellë këtë që presin këta idealistët? Jo. Për mua është e njëjtë si drejtësia e plepave të Saliut në 92-93″, tha ndër të tjera Bushati.