Connect with us

Politike

Andi Bushati paralajmëron Gaz Bardhin: Kujdes nga Rama, se ai ta fut

Gazetari Andi Bushati duke folur për negociatat PD-PS në televizionin e familjes Berisha, tha se Edi Rama nuk respekton marrëveshjet.

Bushati tha se opozita nëse merr 8 komisionet hetimore, atëherë ajo del “jek e jek”, ndërsa Kuvendit i kthehet normaliteti.

Ai tha se “nëse opozita merr Komisionet Hetimore me ligjin e vjetër, jo me butaforinë që bëri Edi Rama duke miratuar një ligj të ti, dhe të marrë të gjitha vendet që i takojnë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, atëherë mund të them se bravo i qoftë Gazment Bardhit që negocion”.

“Unë kam frikë se do të hyjnë në një marrëveshje të re, do të marrin gjysmat, dhe gjysmat do t’ua vjedhi Rama, sikundër ka bërë në këto 10 vjet”, tha Bushati.

Advertisement