REAGIM
Andi Bushati: Rama e ka në terezi, zgjedhjet kanë mbaruar pa filluar
Analisti Andi Bushati tha se kryeministri Rama e ka “në terezi”.
Sipas tij, zgjedhjet kanë mbaruar pa filluar akoma. Në këndvështrimin e Bushatit, Rama nuk po kursen lekë, por po e përdor këtë fushatë “modeste” si një formë marketingu për të treguar që e kanë fitoren “në xhep”.
“E ka në terezi sepse unë u bë e disata herë që e them në këtë studio se zgjedhjet kanë mbaruar pa filluar. Këtë pjesën e kursimit nuk e besoj sepse t’i futesh me kokë parave publike te inceneratorët dhe të kursesh lekët që të jep shteti për fushatë është qesharake.
Kjo është një nga mënyrat e shumta të marketingut edhe për të treguar që ne s’kemi konkurrencë, kjo është garë e fituar dhe në fakt i leverdis këtë herë Partisë Socialiste të luajë këtë kartë sepse sa më qetë të shkojë fushata aq më mirë është për kandidatët,” – u shpreh Bushati.