Connect with us

Aktualitet

Andi Bushati revoltohet me amerikanët: Çfarë neverie, këta po bëhen qesharakë

Ambasada amerikane në Tiranë, ka dënuar gjestet e së hënës në ambientet e Kuvendit, ku u dogjën dhe karriget nga ana e deputetëve të PD-së, të revoltuar për dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg.

Por analisti Andi Bushati e quan këtë reagim të Ambasadës amerikane në Tiranë, qesharak dhe të neveritshëm.

“Keta po behen qesharake. Vendi qe po çon drejt presidences njeriun qe i vuri zjarrin Kapitolit, shqetesohet per demokracine shqiptare per ca karrige te djegura. Çfare neverie”, shkruan Bushati në postimin e tij në Facebook.

Advertisement