Aktualitet
Andi Bushati: Sazani, qokë e ndyrë politike
Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për propozimin e dhëndrit të Donald Trump, për investimin në një resort në ishullin e Sazanit.
Bushati u shfaq mjaft i revoltuar duke e quajtur këtë histori, një “qokë politike” të Edi Ramës, i cili, sipas tij, ndan vendin dhe e përdor si një Republikë bananesh, për interesat e tij.
Bushati tha se ky projekt i bën keq Shqipërisë dhe mediat ndërkombëtare e kanë denoncuar si një pazar.
Shqipëria është mikroskopike. Shtypi më prestigjioz i perëndimit të ndezë alarmin që një bandit hajdut i familjes Trump të vijë në Republikë bananesh dhe të bëjë ç’të dojë, bashkë me një bandit si Grenell që ka shërbyer si bandit diktatorësh.
Kjo i bën vetëm keq Shqipërisë. Kjo shuan njëherë e përgjithmonë idenë që ky vend mund të bëhet me rregulla dhe investitorët mund të vijnë përmes garës. Jam dakord, Kushneri, i cili në kohën e Trump ka qenë përveçse dhëndër, edhe këshilltar kryesor, ëshë marrë shumë me Arabinë Saudite dhe Katarin për ti afruar me Israelin. Çfarë ka përfituar? Influencë ekonomike. I ka marrë nga monarkë gjakatarë ato lekë, nga Arabia Saudite, që Bin Salmani therte gazetarët. Këta njerëz na vijnë këtu.
Në këtë vend, po shkatërrohet tregu, konkurenca e lirë, thelbi i asaj që e quajmë ekonomi kapitaliste. Jemi në vendin e Bin Salmanit të Arabisë Saudite, që thotë këtë do e marrë filani, filani.
Janë harruar ato TEC-et e Vlorës, që na marrëin para pa u ndezur, se na erdhi një amerikan, Pomepo dhe një ambasadore Yuri Kim, që thoshte po mori këto Shqipëria nuk do të fiken asnjëherë dritat. Kemi të bëjmë me qokë të pastër dhe të ndyrë politike”, tha Bushati.