Connect with us

Politike

Anëtarësimi në BE/ Rama entuziast: Të rinjtë do të punojnë në çdo shtet europian!

Shqipëria ka pësuar një shpopullim masiv gjatë qeverisjes së Edi Ramës, ku pjesa më e madhe e të larguarve janë rinia, ata që konsiderohen edhe si “truri” i një kombi.

Gjithsesi, duket se për Ramën, kjo nuk përbën problem dhe ndoshta ky është qëllimi i tij, shpopullimi i Shqipërisë. Ditën e sotme, Rama ka mbajtur një aktivitet në Elbasan, ku ka prezantuar kandidatët për deputet dhe si në çdo takim tjetër, kërkoi votën më 11 Maj, me pretendimet se mandatin e ardhshëm do e fusë Shqipërinë në BE-së.

Ky duket më shumë si një mashtrim i hapur, se sa premtim, pasi kjo nuk është një gjë që varet nga Edi Rama, por nga Bashkimi Europian. Gjithsesi, gatë takimit, Rama u kërkoi votën të rinjëve, duke thënë se në qoftë se ata marrin pasaportën e BE-së, do të mund të aplikojnë për punë dhe të studiojnë në çdo shtet europian.

“Ajo që mund të ndodhi është që dera të mbyllet prap dhe nëse mbyllet prapë nuk dihet kur hapet më. Pse është i rëndësishëm 11 Maj. Sepse nuk është çështja do fitojmë ne apo ato. Duhet që shqiptarët të përqafojnë përtej të majtës dhe të djathtës. Këto janë gjëra që në çdo fushatë bëjnë sens, në këtë fushatë nuk bëjnë sens. Shqiptarët nuk e kanë pasur si sot votën e lidhur me një gjë shumë personale. Ajo pasaporta evropiane e Shqipërisë do të thotë jo vteëm liri për të lëvizur, por edhe për të qëndruar kudo apo për të heqr atë hijen e një lloj përçmimi që na kanë parë gjithmonë. Nëse ka një kategori që duhet të vrapojë në 11 Maj për të hedhur votën është brezi juaj. Ajo pasaportë për ju dhe brezin tuaj do të thotë që studimet ju mund t’i kryeni ku të doni dhe jeni njësoj student të BE-së. Kjo do të thotë që ju mund të aplikoni nga shtëpia për një vend pune ku të doni brenda perimetrit të BE dhe nuk ju thotë njeri aplikimi juaj nuk mund të pranohet se je i huaj dhe po ashtu të gjithë duhet ta dinë që me atë pasaportë kur lëvizin në BE nëse kanë nevojë për shërbim mjekësor, nuk i thotë kush që duhet të paguash qimet e kokës por krahas me pasaportën është edhe ajo karta e rrjetit shëndetësor”, shprehet Rama.

Advertisement