Kosova
Anëtarësimi në NATO/ Jamie Shea ka një porosi për aleancën
Një çerek shekulli ka shkuar nga lufta dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Megjithatë, diçka ka mbetur e njëjtë. Kosovarët, përkundër kalimit të viteve, vazhdojnë ta mbajnë mend mirë ish-zëdhënësin e NATO-s, Jamie Shea, që ishte zëri dhe fytyra e shpresës në vitin 1999. Sot, pas 25 vitesh është krenar me arritjet e Kosovës.
“Qartazi, keni qenë duke jetuar në një fqinjësi të vështirë, që nuk i ka bërë gjërat edhe aq të lehta për ju. Beogradi thotë se dinari është valutë zyrtare e Kosovës, si dhe duke mbajtur qasje të tillë që ky vend I takon Serbisë. Ju e nisët nga zero, nga asgjë. Ata kanë dëmtuar shumë resurse ekonomike para se të largoheshin. Ata e kanë lënë Kosovën me shumë pak, njëjtë si refugjatë që mbërrijnë me pak para dhe vetëm me rrobat që mbajnë në shpinë. Në këto rrethana, mendoj që Kosova ka bërë jashtëzakonisht mirë. Ka probleme, por demokracia nuk është asnjëherë perfekte” – ka deklaruar Shea, duke shtuar se që nga shpallja e Pavarësisë, dhe themelimi i Forcës së Sigurisë, Kosova e ka një synim, anëtarësimin në NATO dhe sipas tij, derisa kjo të ndodhë, duhet edhe pak kohë.
“Ju duhet të keni konsensusin e 32 shteteve anëtare, për t’u pranuar si një anëtar i ri. Por, çfarë unë mendoj se NATO duhet të bëjë, është që të punojë në këtë drejtim që Kosova të bëhet një vend anëtar. Nga ana tjetër, Kosova duhet të bëj gjëra parapërgatitore. Mendoj që është shumë e rëndësishme që NATO po e angazhon Kosovën si partnere” – ka deklaruar ish-zëdhënësi i NATO-s.