Bota
Anija e Marinës Meksikane përplaset në Urën e Brooklyn në New York, dy persona humbin jetën

Një anije stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Brooklyn në New York City, teksa raportohet se 2 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur. Kryebashkiaku i qytetit, Eric Adams tha se anija Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike para përplasjes të shtunën në mbrëmje.
“Në këtë kohë, nga 277 persona në bord, 19 prej tyre kanë pësuar lëndime, 2 prej të cilëve mbeten në gjendje kritike, dhe 2 të tjerë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë nga lëndimet”, shkroi Adams në “X”.
Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bordin e anijes. Ndërkohë, shefi i operacioneve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se besonte se “probleme mekanike” dhe një ndërprerje e energjisë kishin shkaktuar përplasjen e anijes me njërën nga shtyllat. Pamjet mëposhtë tregojnë anijen teksa godet urën ndërsa po kalonte nën strukturën e saj.

