Sport
Ankesa dhe rezultate të dobëta, Roma shkarkon trajnerin portugez
Jose Mourinho nuk është më trajner i Romës. Klubi italian ka informuar këtë të martë se ka ndërprerë kontratën me portugezin për rezultate të dobëta.
Vendimtare ishte humbja që verdhekuqtë morën të dielën kundër Milanit, ndërsa prej kohësh përflitej për largimin.
Drejtuesit e Romës shpeshherë ishin mërzitur me ankesat e Mourinho-s, ndërsa tani duhet të mendojnë për pasardhësin e portugezit.
Jose Mourinho mori drejtimin e Romës në verën e 2021, ndërsa fitoi trofeun e Conference League në Tiranë. Ky ishte edhe trofeu i vetëm Europian për klubin italian.
“Ne do të donim të falënderonim José në emër të të gjithë ne në AS Roma për pasionin dhe përpjekjet e tij që nga ardhja e tij në klub”, thanë Dan dhe Ryan Friedkin.
Ne gjithmonë do të kemi kujtime të shkëlqyera nga qëndrimi i tij në Romë, por besojmë se një ndryshim i menjëhershëm është në interesin më të mirë të klubit.
“Ne i urojmë Jose dhe ndihmësve të tij gjithë të mirat në përpjekjet e tyre të ardhshme,”-shkruan Roma në njoftimin e saj.
Jose Mourinho ishte trajner i Romës prej majit 2021