Connect with us

Kosova

Ankesën e VV për votat e LDK-së me postë, ja kur KQZ shpall rezultatet

Gjykata Supreme e Kosovës, instanca më e lartë e gjyqsorit ka refuzuar të gjitha ankesat e Vetëvendosjes ndaj PZAP-së, për rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja. Ky është vendimi final sa i përket procedurës së ankimimit dhe vendosjes.

Tani, KQZ-ja është e detyruar që t’i çertifikojë rezultatet e zgjedhjeve, çka përbën aktin e fundit të këtij procesi, dhe fillimin e rrjedhjeve të afateve për konstituimin e institucioneve.

Supremja ka mbështetur tërësisht vendimin e PZAP-it, që rrëzoi ankesën e Vetëvenodsjes për votat e LDK-së me postë.

“Nga gjendja si më lartë me pretendimet ankimore, me asnjë provë nuk ka vihet në dyshim gjendja faktike e vërtetuar si më lartë nga ana e organit, vendimi i të cilit është kontestuar, andaj si të pa bazuara vlerësohen pretendimet e ankuesit në ankesë, përkitazi me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike

 

 

. Nga theksimet si më lartë dhe në bazë të nenit 118 paragraf 4, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.” – thuhet  në njoftim.

Advertisement