Connect with us

Aktualitet

Ankimimi i Berishës për masën e GJKKO/ Kryetarja e Kushtetueses do të dalë për mediat në…

Gjykata Kushtetuese do japë sqarime mbrëmjen e sotme (21 Nëntor) në lidhje me ankimimin e depozituar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest shtëpie prej një viti, në lidhje me dosjen “Partizani” dhe bazuar në akuzat dhe masën e SPAK dhe GJKKO.

Vetë institucioni konfirmon se pas mbylljes së shqyrtimit të ankimimit disa ditë më parë, sot në orën 19:00, “do jetë Kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, që do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me çështjen me kërkues Sali Berisha”.

Nuk jepen detaje nëse kryetarja e Kushtetueses do të shpallë vendimin që është marrë mbi ankimimin nga Kolegji pas shqyrtimit, apo do japë sqarime të tjera juridike dhe ligjore.

Më 19 Nëntor, Gjykata Kushtetuese njoftoi se “e ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për çështjen e ish-kryeministri Sali Berisha”, i cili kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij për aferën Partizani dhe do e shpallte në vijim.

Berisha ka ankimuar masën e parë, ‘detyrim paraqitjeje’ të 21 Tetorit 2023, që më pas u kthye nga GJKKO në masë shtrënguese “arrest me burg”. Ai e cilëson antikushtetues vendimin, pasi nuk është marrë leje nga Parlamenti për vendosjen e masës.

Më 18 Shtator të këtij viti, Kushtetuesja e mori nën shqyrtim ankimimin e ish-kryeministrit.

Advertisement